Rritet sërish numri i vdekjeve në Itali, por ulet numri i rasteve të reja (SHIFRAT)

Janë konfirmuar 1221 raste të reja me COVID-19 në Itali brenda 24 orëve
ITALI- 195 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Itali. Sipas të dhënave të Emergjencave Civile në Itali, bëhet me dije se krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave ka pësuar një rritje të lehtë, pasi janë 24 humbje më shumë.

Advertisements

Nga ana tjetër, mësohet se është ulur numri i rasteve të reja që janë zbuluar në ditën e fundit, pasi janë regjistuar 107 të prekur me COVID-19 më pak. Janë konfirmuar 1221 raste të reja me COVID-19 në Itali brenda 24 orëve.

Advertisements

Italia është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi, pasi deri tani numërohen 29 mijë e 79 viktima dhe numri i të prekurve ka 211 938.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVdiq në mënyrë misterioze, si e gjeti të pajetë në banesë shoku i saj këngëtaren 30-vjeçare, ja dyshimet
Artikulli tjetërPandemia nuk ekziston! Teoricieni bën deklaratën e fortë dhe flet për instalimin e mikrochipave tek njerëzit