Janë publikuar pamje të reja të helikopterit të rrëzuar në në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupi gjatë ditës së sotme.
Advertisements
Helikopteri i përkiste ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ndërsa brenda tij kanë qenë 5 persona ku njëri prej tyre është lënduar.
Zv.ministrja për Punë të Brendshme Sllavjanka Petrovska, e ka konfirmuar këtë rast, duke shtuar se nuk ka të lënduar rëndë.
Advertisements
Ndërkohë sipas ‘Alsat’ mëson se shkak për rrëzimin e helikopterit, që ndodhi sot rreth orës 11:30 minuta, është era e fuqishme. Helikopteri menjëherë pasi është furnizuar , ka tentuar të ngrihet në ajër, por për shkak të erës së fortë është rrëzuar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!