Pandemia e korònavirusit ka ndikuar edhe tek marrëdhëniet sèksuale. Kompania gjigante që prodhon prèzervativë, Durex tha se britanikët nuk kanë jetë aktive sèksuale gjatë kësaj periudhe.
Advertisements
Laxman Narasimhan, shefi ekzekutiv i Reckitt Benckiser tha se shitjet e prèzervativëve kanë rënë, kryesisht në Britani dhe Itali, për shkak të kufizimeve të lëvizjes. Megjithatë, shitjet nuk kanë prekur Kinën, vendi i parë ku shpèrtheu sëmundja.
Narasimhan tha se distancimi social ka ndikuar tek mundësitë për marrëdhënie sèksuale dhe ciftet janë më pak intimë se zakonisht, sidomos për shkak të stresit. Duke folur për “Daily Mail”, shefi ekzekutiv tha: “Jeta intime po bie poshtë dhe ky është manifestim i ankthit”. Narasimhan theksoi se të rinjtë në Britani po kryejnë më pak marrèdhënie sèksuale se më parë dhe e gjitha është shkak i pandemisë që ka prekur pjesën më të madhe të botës.
Advertisements
Edhe firma të tjera të prodhimit të prèzervativëve janë ankuar për impaktin e korònavirusit. Nga mesi i muajit Mars deri në mes të Prillit, firma Karex paralajmëroi se do të prodhonte rreth 200 milion prèzervativë më pak.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!