Gjatë protestave masive që janë zhvilluar në vende të ndryshme të SHBA, në Miçigan disa protestues të ármatosur, janë mbledhur brenda kapitolit të shtetit të Miçiganit.
Advertisements
Qindra protestues, u mblodhën brenda kapitolit të shtetit të Michigan të enjten ndërsa ligjvënësit e shtetit debatuan për kërkesën e guvernatorit Demokratik për të zgjatur fuqitë e saj emergjente për të luftuar koronavirus.
Ditën e djeshme janë zhvilluar protesta masive në Miçigan, SHBA ndërkohë që në Parlament po flitej për situatën e Covid-19. Ndërkohë protestuesit të armatosur kanë kërkuar nga ligjvënësit që të rrëzonin kërkesën e Guvernatores Gretchen Whitmer për të zgjatur gjendjen e emergjencës.
Advertisements
Nga raportimi i mediave të huaja dallohet qartë që situata ishte dramatike,sa ligjëvënësit u detyruan të vishnin jelekë antiplumb pasi brenda Parlamentit u futën protestuesit e ar matosur.
Protestuesit, të cilët nuk po mbanin maska, qëndronin vetëm pak centimetra larg efektivëve të Policisë së Shtetit. Kjo protestë e quajtur “Atdhetari amerikan” është organizuar nga një shoqatë lokale, pjesëtarët e të cilës mbanin gjithashtu pankarta në mbështetje të Presidentin Donald Trump dhe kundër guvernatores Ëhitmer.
Ndërkohë përfaqësuesit e kongresit të shtetit ku shumica prej tyre ishin republikanë, në fund vendosën të mbështesnin kërkesën e protestuesve dhe të votonin kundër zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Megjithatë është kërkuar respektimi i rregullave të higjenës dhe distancimit social pavarësisht lehtësimit të masave.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!