Shkencëtarët në Korenë e Jugut kanë dhënë lajmin se pacientët me koronavirus nuk mund të infektohen për së dyti. Sipas tyre, është thjesht e pamundur që Covid-19 të riaktivizohet në trupat njerëzorë.
Advertisements
Në vend u ngritën shqetësime, pasi 277 persona besohej se ishin sëmurë për herë të dytë nga pandemia, por analizat e bëra e kanë hedhur poshtë këtë teori.
Megjithatë, OBSH-ja ka paralajmëruar shtetet që të mos përdorin “pasaportat e imunitetit”, pasi kanë raportuar ndryshe nga Korea e Jugut se rreziku për një infektim të dytë është një rrezik real.
Advertisements
Në rang global janë infektuar 3,308,901 persona, 234,139 viktima dhe 1,042,995 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Virusi po‘bën kërdinë’ në Brazil, 1807 të infektuar gjatë orëve të fundit.
Vendi më i prekur në botë është Amerika. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 63,871 qytetarë dhe janë infektuar 1,095,304 të tjerë. Në Kinë situata paraqitet më e qetë. Në Itali deri më tani janë shënuar 27,967 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën 24,543 qytetarë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!