Njihuni me artistin shqiptar që ka 2 identitete: Ndihem mirë edhe si vajzë, edhe si djalë

Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, makeup artisti Sali. Ai është vetëquajtur Amber Candy, një emër arti. Sali ka grimuar disa prej VIP-ave shqiptar ndërsa tani synon të grimojë VIP-a botëror, si Rihannën ose Jennifer Lopez.

Advertisements

Sali shprehet se ka dy identitete, herë djalë, si Sali, dhe herë vajzë si Amber dhe me të dyja përshtatet mjaft mirë.

Advertisements


“Amber është një emër arti, sepse emri im është Sali. Unë kam qenë grimier i shumë vipave shqiptarë. Më shumë qëndroj në Milano sesa në Shqipëri. Në momentin që unë s’kam bërë asnjë lloj operacioni, e kam lënë fotot që jam djalë, normal që e pranoj që jam i tillë. Unë me publikun doja të kisha këtë lloj marrëdhënie, mënyra origjinale dhe kjo.

Momentalisht nuk kam asnjë ndërhyrje kirugjikale, jam Sali. Unë me veten time gjithmonë kam qenë realist dhe do jem. Unë kam ardhur nga Vlora, por është pak i as hpër dhe mentaliteti është më i ndryshëm se i Tiranës. Për të reaguar, nuk kanë reaguar keq por kam rënë në sy. Kur një mashkull normal i kishte lidhëset e zeza, unë i kisha mente, kjo bën që të biesh në sy.

Ndihem mirë si, me Salin dhe me Amberin, kjo hynë dhe në pjesën e identitetit tim, jam njeri me dy identitete. Por nuk e kam vu ajtur pjesën pse nuk kam lindur femër. Në një pjesë të jetës sime edhe mund të kthehem, por dua të jem ky që jam me të gjithë. Normalisht që nuk mund të krijoj atë iluzion, sepse në momentin që nuk lind femër nuk mund ta gëzosh atë të drejtë 100 përqind”, u shpreh Sali.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFesta në hotelin në Itali, flasin mjekët: Festuam me këngë shqipe, nuk kemi pirë por…
Artikulli tjetërI apasionuar pas ‘katundit’/ Bes Kallaku bën “gafën” e pafalshme, nuk dallon dot kecin nga qingji, i sulen komentuesit: S’njeh çfarë ke në dorë