Misioni i tyre në Itali mbaroi, rikthehen në Shqipëri 30 mjekët shqiptarë

Me 28 Mars 10 mjekë dhe 20 infermierë u nisën për në Itali për të ndihmuar në luftën ndaj Koronavirusit. Ata e kanë mbyllur misionin në vendin fqinj dhe mbrëmjen e sotme janë kthyer në Shqipëri.

Advertisements

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka pritur në aeroportin “Nënë Tereza” dhe ka bërë me dije se të gjithë mjekët do të karantinohen në shtëpi për 14 ditë. Më pas ata do të rikthehen në detyrë.

“Përballja juaj në spitalet e Brescias ishte e vështirë. Keni bërë një punë të lavdërueshme. Keni lënë mbresa tek stafi dhe tek pacientët. Jam e lumtur që ju keni gdhendur nëpërmjet eksperiencës suaj një faqe të ri të historisë midis popullit italian dhe shqiptar. Jam krenare për të gjithë ju dhe e dinë që eksperienca që keni marrë do të jetë një ekperiencë e re në sistemin tonë shëndetësor.

Advertisements

Ju keni treguar vlera të njëjta me kolegët tuaj në Evropë. Ju keni treguar se keni ditur edhe të mbroheni dhe rezultatet e testit të djeshëm dhe askush nga ju nuk është prekur nga Covid-19. E di që jeni relaksuar në një moment të caktuar. Ata që dinë të fitojnë dijnë edhe të gëzojnë. Takimet e përzemërta duhet t’i lëmë në ditët pas lufte. Ne jemi këtu dhe të bashkuar për të vazhduar luftën këtu. Ka shumë nevojë për ju dhe ekëperiencën tuaj. Ju jeni, edhe në emër të kryeministrit, jeni heronj të denjtë të Shqipërisë”, është shprehur Manastirliu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU mbyll nga COVID-19/ Tregu kinez i insekteve rihapet pas 2 muajsh
Artikulli tjetër“Pa jetë, kërkon të krijosh drama…”, Mozzik i përgjigjet ashpër dedikimit të Loredanës, nëna e vajzës së tij i kujtoi sakrificat