“Mall për Vlorën”, kryeministri Edi Rama nuk duron dot më, nesër dhe pasnesër rikthehet në qytetin bregdetar (AXHENDA)

Më datë 1 dhe 2 maj, kreu i qeverisë do të zbarkojë në qytet për të inpektuar disa punime që po bëhen dhe do të shoqërohet nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, paraardhësi i saj, Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Dritan Leli.
TIRANË– Disa javë më parë, kryeministri Edi Rama ndau në Facebook pamje nga Vlora si për të treguar “mallin” që kishte për qytetin, nga i cili është zgjedhur si deputet. (Lexo këtu) Mesa duket Rama nuk duruar më por ka vendosur që nesër të shkojë në Vlorë.

Advertisements

Më datë 1 dhe 2 maj, kreu i qeverisë do të zbarkojë në qytet për të inpektuar disa punime që po bëhen dhe do të shoqërohet nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, paraardhësi i saj, Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Dritan Leli.

AXHENDA e datës dhe 1 dhe 2 maj 2020:

Advertisements

E Premte, 1 Maj

12:00 Inspektim i Bypass në hyrje të Vlorës (KM, Gjiknuri, Balluku, Dritan Leli)
12:30 Inspektim në punimet e Lungomares
( Km, Gjiknuri, Agolli,Dritan Leli)
13:00 Dreka (private)15:00 Inspektim në Bypass Dukat
(KM, Gjiknuri, Balluku, Dritan Leli)
16:00 Projekti i fasadave
(KM, Gjiknuri, Agolli, Dritan Leli)

E shtunë 2 Maj

11:00 Inspektime të punimeve Loti1 e Loti 2, Kuc Gusmar
( KM, Gjiknuri, Agolli, Leli, Anila Denaj)

Mesa duket koronavirusi nuk e ka ndalur kryeministrin për të inpektuar punimet në vend, pasi disa ditë më parë ishte në urën e Vashën në Dibër.

(k.m/dosja.al)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU “harbuan” me birra dhe muzikë në Itali, mjeku shqiptar mohon festën: Dolëm negativë nga COVID-19, u gëzuam. Do kthehemi me kokën lart!
Artikulli tjetërLuana Vjollca, më në formë se kurrë, “nd ez” Instagramin (FOTO)