TIRANË- Pedagogu në Fakultetin e Ekonomisë, Rezart Prifti ishte i ftuar në programin “Historia ime”, në Tv Klan. Ai foli në lidhje me situatën aktuale, por edhe ndikimin që ajo ka në biznes. Sipas tij, asnjë shtet nuk ka marrë masa ekstreme si vendi ynë, por dhe në rastin kur merren masa, shteti duhet të marrë dhe përgjegjësitë. Prifti më tej shton, se të kesh prioritet shëndetin, nuk do të thotë që të tjerat ti lësh.
Advertisements
Rezart Prifti: Nëqoftese ti vendos dhe merr masa më ekstreme, se ne jemi kthyer në një eksperiment social deri diku, asnjë shtet nuk ka marrë masa kaq ekstreme sa kemi marrë ne. Mirëpo në vendin tonë ja lejon vetes me këtë këllirë sociale, që është ekonomike, morale. Nëqoftëse ti merr masa të tilla, duhet të marrësh dhe përgjegjësitë. Ky është principi i parë që u mësohet edhe fëmijëve të vegjël: Që çdo vendim që merr ti xhan, do të kesh pasoja nga mbrapa. Dhe tani ti nuk mund të ikësh, që mbylluni të gjithë ju në shtëpi rrini tani, kurse unë po shikoj Perëndinë. Se kështu ka qenë fabula deri tani, do shikojmë Zotin çfarë do bëjë. Kjo ka qenë dimensioni i parë.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!