Moderatorja e emisionit “Glamour”, Ester Bylyku në puntatën e mbrëmjes së djeshme u shpreh se e ftuara më jokorrekte në emisionin e saj ka qenë Çiljeta. Esteri tregoi se Çiljetën e kishte ftuar 3 herë, por ajo nuk i shkoi në emision.
Advertisements
Sipas moderatores, këngëtarja nuk i kishte hapur telefonin në ditën kur do bënin xhirimet.
“Episode ndodhin por, jo korrekte , femër, që mua më ka bërë përshtypje ka qenë Çiljeta. Ne kishim vendosur oraret e të gjitha. Ok, hera e parë ndodhi tërmeti, herën e dytë prapë ndodhi një gjë, herën e tretë që u ra dakort përpara, pastaj të dielën u bë konfirmimi i fundit dhe të hënën që ne kishim xhirimet thjesht nuk hapi më telefonin. Kështu që ne thamë ok, njerëzit jo korrektë jashtë Glamour Zone”, tha Ester Bylyku.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!