Ai ka thënë se nëse do të hiqen shpejt masat e vendosura kundër luftës së virusit, nuk do të mund të ketënjë kthim të menjëhershëm në jetën normale, pasi sipas tij dalja nga izolimi shënojë vetëm fundin e fazës së parë.
Advertisements
SHBA– Koronavirusi ka prekur botën mbarë dhe për këtë arsye qqindra ekspertë dhe shkencëtarë po punojnë më shumë për t’i dhënë zgjidhje kësaj pandemie të egër.
Ndërkohë bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates ka reguar disa herë sa i përket Covid-19 që sot po gjunjëzon edhe shtetet më të fuqishme. Gates ka thënë se bota nuk do ta ketë të lehtë të shpëtojë nënjë kohë të shkurtër nga virusi.
Advertisements
Sëfundmi në një intervistë Gates parashikoi se kur bota mund të kthehej në noramlitet pas pandemisë së Covid-19. Ai deklaron se nuk mund të ndodh më më shpejt se në një ose dy vite, pasi njerëzit nuk do të vizitojnë vendet publike për një kohë të gjatë nga frika e virusit. Ai thotë se nuk do të ketë kthim në normalitet pa një vaksinë të Covid-19.
Ai ka thënë se nëse do të hiqen shpejt masat e vendosura kundër luftës së virusit, nuk do të mund të ketënjë kthim të menjëhershëm në jetën normale, pasi sipas tij dalja nga izolimi shënojë vetëm fundin e fazës së parë.
Ne nuk do të kthehemi në jetën normale më shpejt se në një ose dy vite. Ne mund të dalim nga kjo fazë e parë duke ndërtuar një sistem aktivitetesh që do të eliminojnë rrezikun e kthimit në fazën eksponenciale. Me një sistem testimi dhe gjurmimi, ne mund të identifikojmë dhe kontrollojmë shpejt zonat e infeksionit. Por ne nuk do të kthehemi në jetën e zakonshme, sepse njerëzit do të kenë frikë të infektohen dhe për shkak të kësaj ata do të ndryshojnë zakonet e tyre. Edhe vendimet e autoriteteve nuk do t’i kthejnë ato në stadium derisa të ketë ilaçe ose një vaksinë që përfundimisht mund të parandalojë një vdekje nga koronavirusi.”- ka deklaruar Gates.
Burimi: 24.news
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!