Pas një dite të gjatë pune në spitalin Infektiv, mjekët e infermierët u duhet të përballen me familjet e tyre. Nga frika se mund t’i infektojnë, ata janë të detyruar të mbajnë distancë duke u ndarë kështu nga fëmijët e njerëzit e zemrës.
Advertisements
“Unë kam një vajzë një vjeç e gjysmë dhe një djalë 10 vjeç. Kontakti me djalin është më thjeshtë sepse mjafton që të mos përqafohemi edhe pse duket e çuditshme që të mos përqafosh fëmijën. Por kjo është më e pakta kur të duhet edhe të mos i shohësh fare apo mos t’i kesh afër fare. Ashtu si vajza e ka të pamundur të më qëndrojë larg, ajo është në momentin që eksploron sytë hundën gojën dhe është e pamundur që ta mbash larg. Pastaj prindërit e mi jetojnë me mua dhe transmetueshmëria nëpërmjet saj është më e madhe. Kështu dhe unë dhe im shoq dhe ai është mjek dhe jemi detyruar të largohemi nga shtëpia”, tregon Nevila Gjermeni, mjeke infeksioniste.
Advertisements
“Ishte pak e v ështirë, unë kam dy fëmijë, bashkëshortin dhe ne bëmë një ndarje në familje duke mos kontaktuar. Ata ishin shumë të emocionuar, më thoshin mami bëj kujdes, çfarë duhet të bëjmë të vijmë te dhoma të të bëjmë diçka …ka qenë goxha emocionuese edhe kjo pjesë. Kemi patur edhe ne emocionet tona, kemi patur emocione aq të forta saqë kemi q arë në krahët e njëra-tjetrës, bashkë me doktoreshat…edhe tani e ndjej atë emocion”, shprehet Merita Sefa.”Është e vështirë, nuk është e lehtë, nuk është e lehtë. Është frika se mos sëmurësh familjarët e tu por do kalojë”, tregon Prof. ASC Najada Çomo, shefe e sherbimit infektiv mes lotësh.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!