Publikohen pamjet brenda Infektivit dhe dhomave të izolimit, flasin pacientët: Ja si po trajtohemi

Emisioni “Top Story” ka publikuar pamje ekskluzive brenda spitalit Infektiv, ku po kurohen pacientët me koronavirus. Ekipi i emisionit është shoqëruar nga doktoresha Najada Çomo, shefja e infektivit.

Advertisements

Doktoresha ka hapur dyert e ambienteve në infektiv, aty ku mbahen pacientët e prekur me Covid-19. Njëri prej tyre shprehet se në fillim ka patur temperaturë dhe pak vështirësi në frymëmarrje. “Kam qëndruar 10 ditë atje, pastaj kam ardhur këtu dhe më janë përkushtuar shumë… E ndjej vetën më mirë falë këtyre këtu”, shprehet pacienti.


Najada Çomo kujton se në momentin kur koronavirusi mbërriti në vendin tonë, kishte shumë përballje në kokën e saj. “Në përballjet e mia kishte shumë rryma që interferonin me njëra tjetrën. Paçka se për një gjë ju siguroj, se kisha dominancë që ishte puna shumë e mirë më të sëmurin dhe mbrojtja me çdo kusht e jetës së personelit. Ishte ballafaqimi i parë me një sëmundje shumë kontagjoze. Por edhe pse është veshja është frika e zhveshjes të gjitha këto janë frika që në fund përkthehen të hysh në një betejë siç je dhe të dalë numerikisht siç ke hyrë”, tregon Prof. ASC Najada Çomo.

Mjekja Merita Sefa tregon: “Ka qenë në datën 8 në darkë duke gdhirë data 9. Bashkë me shefe Najadën kemi qenë në pritje të pacientëve dhe sigurisht që unë isha e emocionuar pasi dukej sikur gjithçka ishte ndryshe nga herët e tjera. Ai momenti i parë ishte emocionues kur u bë intervista e parë nga shefja për të marrë anamnezën e pacientëve . të nesërmen pastaj unë fillova dhe shprehja emocionet e mia stafit”

Advertisements

“Nuk besoj se kam për ta harruar ndonjëherë atë ditën e parë të kësaj pandemie që erdhi te ne pasi Dr. Najada me komunikoi se unë do të isha mjekja që do të merresha me pacientët e parë të shtruar me covid. Janë dy ndjenja realisht. Unë përveç se jam mjeke jam edhe nënë e dy fëmijëve. Nga ana profesionale ajo është një ndjenë, që duket e çuditshme kur e thua e bukur në aspektin Professional. Nga ana tjetër është ajo e problemit familjarë, fakti I të qënit nënë e bijë dhe të duhet të sakrifikosh familjen”, tregon për “Top Story”, Nevila Gjermeni, mjeke infeksioniste.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAngli/ 60.000 paundë për mjekët dhe infermierët që humbën jetën nga Covid 19
Artikulli tjetërKur mund të zhduket COVID-19 në Shqipëri? Përgjigjet Eugena Tomini: Do kemi një ‘bisht’ të pandemisë…