Angli/ 60.000 paundë për mjekët dhe infermierët që humbën jetën nga Covid 19

Familjeve të mjekëve e infermierëve britanikë që u vranë nga koronavirusi, iu premtuan dje shpërblime prej 60,000 paundë nga qeveria britanike.

Advertisements

Ministri i shëndetësisë Matt Hancock njoftoi për “skemën e sigurimit të jetës” teksa i bënte homazh heronjve të sistemit shëndetësor që kishin vënë jetën e tyre në linjën e parë të luftës me sëmundjen.

“Sigurisht që asgjë nuk mund të zëvendësojnë humbjen e personit të dashur, por ne duam të bëjmë ç’është e mundur për të mbështetur familjet që po përballen me dhimbjen”, tha ai.

Advertisements

Shifra e vdekjeve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Britani ishte 360, më e ulëta në katër javë, ndërsa totali i viktimave arriti në 21,092.

Por mediat thonë se shifrat e të hënës janë zakonisht më të ulëta prej mungesës së regjistrimit të plotë të vdekjeve në fundjavë.

Kryeminsitri Boris Johnson vlerësoi sot shenjat e kalimit të kulmit të epidemisë, duke lavdëruar “doktorët dhe infermierët që po na mbrojnë me vetëmohim”.

Ministri Hancock tha se në skemë do të përfshihen dhe punonjësit e huaj të shëndetësisë, dhe ata që ishin kthyer nga pensionimi si vullnetarë.

“Kriza ka treguar se vendi ynë e vlerëson shumë shëndetin e punonjësve të kujdesit social”, tha ai, duke shtuar se qeveria do të përpiqet të përfshijë në një skemë të ngjashme dhe profesione të tjera të luftës ndaj epidemisë.

Hancock tha se 82 punonjës të sistemit shëndetësor dhe 18 punonjës të kujdesit social (në shtëpitë e të moshuarve) janë konfirmuar të vdekur prej Covid-19.

Një minutë heshtje u mbajt sot në ora 11.00 në të gjithë Britaninë në nderim të punponjësve që humbën jetën duke punuar.

Hancock tha se pagesa prej 60,000 paundë do të shkojë për të gjithë familjet e atyre “që kanë vdekur nga koronavirusi, duke kryer punën e tyre thelbësore në frontin e parë të përpjekjes”.

Ai premtoi më tej se pranimi i shumës nuk i parandalon familjarët që të hedhin në gjyq qeverinë për arsye të padrejtësive të ndryshme të supozuara, si për shembull mungesa e pajisjeve personale mbrojtëse.

Departamenti i kujdesit social konfirmoi se paratë do të paguhen për familjarët e viktimave, pa llogaritur të ardhura të tjera të tyre, si për shembull sigurim nga vdekja në vendin e punës.

“Këto para merren thjesht prej të qenit staf i linjës së parë”, tha një zëdhënës.

Dave Prentis, sekretari përgjithshëm i sindikatës Unison, tha: “Paratë nuk mund të zëvendësojnë humbjen e një të dashuri dhe as nuk zbusin dhimbjen e të afërmve. Por japin një siguri financiare për familjet e atyre që paguajtën çmimin maksimal për profesionalizmin dhe dedikimin e tyre”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSi rrallëherë, Sara Hoxha ndan momentet e ëmbla me djalin e vogël
Artikulli tjetërPublikohen pamjet brenda Infektivit dhe dhomave të izolimit, flasin pacientët: Ja si po trajtohemi