Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Mozzik prej 2 muajsh nuk e ka takuar dot të bijën e tij, Hanën. Vogëlushja jeton me të ëmën, që pas ndarjes së Mozzikut dhe Loredanës.
Advertisements
Reperi shumë i suksesshëm e që ka bërë namin me hitet e tij, ishte sot në një lidhje direkte me emisionin “Rudina”, nga shtëpia e tij. Mozzik tregoi i emocionuar se i mungon shumë e bija dhe pasi kjo periudhë të marrë fund, gjëja e parë që do bëjë është të takojë Hanën.
“Kam dy muaj që s’e kam takuar, por kontaktojmë ditë për ditë. Kemi kontakt, shihemi me kamer e shpresoj që të kalojë sa më shpejt kjo situatë që të shkoj ta vizitoj”, tha Mozzik.
Reperi zbuloi gjithashtu se i ka dedikuar Hanës një këngë, të cilën do ta publikojë me albumin e ri.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!