BLOFI/ Lajmi që s’u transmetua kurrë, çfarë ndodhi me televizionin që premtoi hyrjen tek Infektivi

E pritja nuk kishte fund kur i thonë edhe asaj fjalët. Edhe pse njoftimi është bërë orë më parë, ende deri më tani nuk ka dalë asnjë kronikë, asnjë flash, ose për be as edhe një foto.
TIRANË- Një lajmërim në rrjetet sociale, ‘nguli’ para televizionit A2CNN Albania një popull të tërë. I gjithë stafi njoftoi në çdo profil të mundshëm në rrjetet sociale (legjenda thotë se u njoftuar edhe në Tik Tok) se gazetarët Juli Kasapi dhe Zhaku Myftari do të hynin brenda spitalit Infektiv, ku po marrin mjekimin të prekurit nga koronavirusit në vend.

Advertisements

Siç duket edhe nga fotot të gjithë punojësit e televizionit simotër të gjigandit ndërkombëtar kanë njoftuar kronikën e shumëpritur. Mirëpo duke qënë se nuk kishin njoftuar orën kur do të transmetohej, gjithë populli shqiptar, i cili nga halli është detyruar që të qëndrojë brenda në shtëpi prej COVID-19, lanë Netflix-in, e çdo telenovelë turke që jepet për të ndjekur se çfarë bëhej andej nga Infektivi.

E pritja nuk kishte fund kur i thonë edhe asaj fjalës. Edhe pse njoftimi është bërë orë më parë, ende deri më tani nuk ka dalë asnjë kronikë, asnjë flash, ose për be as edhe një foto.

Nuk dihen arsyet e shtyrjes apo mostransmetimit të kësaj kronike edhe pse shumë pikëpyetje na lindin në kokë. Mos vallë nuk ka pasur lajm? Mos ka pasur ndonjë problem me montazhin dhe është fshirë gjithçka? Apo më e keqja, mos ndoshta doktor Pëllumb Pipero nuk ka qënë në turn, dhe kronika është vendosur që të mos transmetohet? Tek e fundit, ç’kuptim ka pa të?

Advertisements


Gjithsesi një zgjidhje ekziston, mos u demotivoni. Për të gjithë ju që pritët e pritët për kronikën e A2CNN, sot në orën 11:00 bëni zapping andej nga Top Channel. Ata do të transmetojnë për “Top Story” pamjet nga brenda të “COVID 1”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakThe Sun: Vdekja e Kim Jong-un?! Imazhet satelitore tregojnë se vendi po përgatitet për fu neralin
Artikulli tjetër‘Është shumë e vështirë’, 2 muaj pa takuar Hanën, Mozzik flet i prekur për të bijën