Kujtim Gjuzi: Rama është si Gaddafi dhe Enver Hoxha, vetëm këtu ndryshon me diktatorin…

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, deputeti konservator Kujtim Gjuzi, tha se kryeministri Edi Rama është si Gaddafi (diktatori i famshëm libian) dhe diktatori Enver Hoxha.

Advertisements

Teksa në studio po diskutohej se masat e marra nga qerveria në kuadër të luftës ndaj koronavirusit, janë të duhura apo të ekzagjeruara, Gjuzi tha se Rama ngjason me Gaddafi-n, por edhe me diktatorin Enver Hoxha. Por sipas tij, me këtë të fundit, kryeministri Rama ndryshon sepse, ndryshe nga diktatori që dilte shumë rrallë në publik, Rama u del shqiptarëve, çdo ditë nga mëngjesi në të darkë.

“Rama është si Gaddafi. Një gjë ka ndryshe nga diktatori Hoxha. Enver Hoxha dilte rrallë në publik. Ndërsa Rama del përditë nga mëngjesi në darkë në televizor. Kjo gjë tregon që ai dëshiron të mbivendoset mbi popullin. Një kryeministër, që akuzonte një ish-kryeministër se del çdo kohë në televizor, tashmë bën vetë këtë gjë. E njoh që në rini, ai vuan nga vetmia”, tha Gjuzi.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU investuan 80 mln euro, stadiumi ynë merr çmim ndërkombëtar
Artikulli tjetërPolicia do t’i vendoste gjo bë sepse theu fashën orare/ Habit qytetari: E kthejnë në bu rg