Tiranë- Kryeministri Edi Rama, ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj dhe kreu i Bashkisë, Erion Veliaj kanë inspektuar ditën e sotme, dy shkollat e reja, shkollën e mesme“Kristo Frashëri” dhe atë 9-vjeçare “Vaçe Zela”, të cilat janë në proces ndërtimi. Veliaj është shprehur se 5 shkolla janë aktualisht në proces rindërtimi.
Advertisements
“Që para 2 vitesh, kur filluam projektin e 17 shkollave, dakordësuam me Ministrinë e Financave që do i bëjmë 50 me 50. Ky ka qenë një nga lotet e para që ka filluar. Janë 5 shkolla në total. Gjysma këtej është shkolla 9-vjeçare “Vaçe Zela”, gjysma andej është shkolla e mesme “Kristo Frashëri”. Kati i parë këtu ka hyrje të veçantë për 170 fëmijë për kopsht dhe çerdhe”, tha Veliaj, teksa shtoi se falë investimeve të reja e gjithë zona po merr një zhvillim dhe shumë prej familjeve te reja që marrin kredi të butë nga Bashkia po preferojnë këtë zonë.
“E gjithë lagjja këtu në Laprakë shërbehet me shkolla. Pra, çdo ditë furgonët ose prindërit me makinë çojnë fëmijët ose te “Ahmet Gashi”, 9-vjeçarja që keni bërë ju, ose te “Aleks Buda”, gjimnazi. Vetëm në 2 vitet e fundit 5000 familje të reja janë transferuar ketu. Pra 5000 çifte të reja kanë ardhur vetëm për 2 vjet dhe shkollat në Laprakë kanë kaluar të gjitha me dy turne, prej kësaj ngarkese. E gjithë hapësira këtu do të kthehet në terrene sportive, do të ketë vetëm një rrugë aksesi dhe një parkim të vogël për mësuesit. Pastaj besoj që deri fundi i vitit na gjen me 1500, 1600 fëmijë në shkollë”, nënvizoi ai.
Advertisements
Kreu i Bashkisë u shpreh se investimet po vijojnë edhe në zonat e tjera në mënyrë që shkollat e reja të jenë gati për të mikpritur nxënësit. Äi theksoi se ka nisur puna dhe për rindërtimin e shkollave të reja të cilat u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Me rindërtimin kemi filluar me projektet e shkollave. Stefano Boeri ka projektuar dy shkolla te Instituti Bujqësor, shkolla “Nënë Tereza” dhe shkolla “Kenedi”, dhe shkolla tjetër te “Shqiponja” që është buzë me autostradën e re, te ish-reparti ushtarak. Ajo që do të bëjmë është do të marrim këta arkitektët që janë më në zë, te paktën për shkollën “Sami Frashëri” dhe “Lasgush Poradeci” që të jenë shkolla dizajn. Tani një nga rekomandimet e gjithë urbanistëve, edhe në situatën e pandemisë, është që të bëjmë më shumë shkolla se ç’na duhen, që klasat të jenë më të vogla dhe të ketë shumë hapësirë lulishtesh, që disa klasa të mund të bëhen edhe në natyrë. Jemi duke mbyllur 2 shkollat e Kodër Kamzës dhe më shumë se Kodër Kamza dhe Don Bosko, shpëton Lapraka që ishte super e mbingarkuar”, deklaroi Veliaj.
vijon,,,,
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!