Alfred Kazanxhi ka deklaruar se nuk ka dhu nuar djalin 3-vjeçar, apo ai ka rënë nga divani.
Tiranë- Zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit, Alfred Kazanxhi, i cili aku zohet se ka dhu nuar djalin e partneres së tij, vetëm 3-vjeç, ngjarje kjo e ndodhur më 24 prill. Ai është shprehur se djali ka rënë nga divani dhe se nuk e ka dh unuar ai. Para policisë 35-vjeçari ka dë shmuar se nënën e 3-vjeçarit ka njohje prej 1 vitit dhe se tani bashkëjetojnë.
Advertisements
“Jam njohur me Albën prej 1 viti me një fëmijë dhe pranuan të jetonin bashkë, fillimisht tek Ali Demi dhe më tej, rreth dy muaj kishin ardhur në Kamëz. Kur shkova në banjo, djali ishte i ulur në divan duke parë televizor dhe kur dola e pashë të shtrirë në tapet i shtrirë. I fola dhe nuk reagonte. I hoqa rrobat e fërkova me ujë dhe thirra të ëmën dhe më pas ambulancën. E mora në krah dhe zbrita poshtë për ta dërguar në spital”,është shprehur ai. 35-vjeçari rezulton i martuar me një person tjetër dhe jo me nënën me 3-vjeçarit.
Dh unimi i 3-vjeçarit u den oncua fillimisht nga vetë halla e të voglit. Ajo ak uzonte nënë e tij (ish-gruan e të vëllait) se kishte dh unuar djalin bashkë me partnerin e saj aktual. Ky i fundit, Alfred Kazanxhi është lënë në bu rg nga gjykata dhe ka mohuar aku zat. Ai shprehet se djali ka rënë nga divani. Vetë nëna e 3-vjeçarit, Alba Kapaj Hoxha, tregon se nuk ka qenë në shtëpi në atë moment, por kur është kthyer e ka gjetur të birin me shenja. Fqinjët hedhin dyshime dhe tregojnë se shumë herë Alfredi i dërgonte fotot e djalit Albës, ku i vogli shihej me shenja.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!