“Ia bëmë vetes”, shkencëtari amerikan u hedh fajin njerëzve për koronavirusin: Kjo është hakmarrja e natyrës

Në një deklaratë ai shprehet se njerëzimi po sulmon veten, pasi sipas tij tregtia e paligjshme e kafshëve të egra dhe ndërhyrja e madhe e njerëzve në natyre janë shkaqet kryesore të pandemisë së koronavirusit.
Shkenctari i njohur, Thomas Loveley, u ka hedhur fajin njerzve për shpërthimin e COVID-19. Në një deklaratë ai shprehet se njerëzimi po sulmon veten, pasi sipas tij tregtia e paligjshme e kafshëve të egra dhe ndërhyrja e madhe e njerëzve në natyre janë shkaqet kryesore të pandemisë së koronavirusit.

Advertisements

Sipas mediave ndërkombëtare Loveley shton se kjo është hakmarrja e natyrës dhe në ia bëmë vetes. Shkencëtarët po zbulojnë se dy nga katër viruse të reja që krijohen çdo vit vijnë si rezultat i ndërhyrjes së njeriut në botën natyrore.

“Kjo pandemi është pasojë e ndërhyrjes sonë të madhe dhe të vazhdueshme në natyrë dhe tregëtisë së kafshëve të egra, dhe në veçanti, tregjet ku shiten kafshë të egra, tregjet e specieve të gjalla të detit në Azinë jugore dhe tregjet e kafshëve të egra në Afrikë… Është mjaft e dukshme, ishte thjesht çështje kohë përpara se diçka si kjo të ndodhte”, shprehet ai.Deklarata e shkencëtarit u bë për të shënuar publikimin e një raporti nga Qendra për Progresin Amerikan sipas të cilit SHBA-të duhet të rritin përpjekjet për të luftuar tregtinë e kafshëve të egra si një mënyrë për të ndihmuar në përballimin e pandemive.

Advertisements

Tregjet për të cilat foli Lovejoy janë tregje tradicionale që shesin kafshë të gjalla (ferme dhe të egra), si dhe fruta, perime dhe peshk të freskët, shpesh në kushte jo-higjienike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU kap mat: Kryebashkiakja thyen karantinën për të rregulluar thonjtë në sallon bukurie
Artikulli tjetërNju Jork, përhapja e virusit po ngadalësohet