Kryebashkiakja e Beaumont, Teksas ka thyer rregullat e karantinës për të rregulluar thonjtë në një sallon bukurie. Becky Ames është fotografuar teksa ndodhej në sallonin e bukurisë dhe kishte vendosur maskë.
Advertisements
Zyra e Prokurorit të Qarkut ka nisur hetimet sesi Ames shkoi në një sallon bukurie, kur bizneset e kësaj kategorie janë të mbyllura, me urdhër të qeverisë që prej 27 marsit.
Shkelja e masave në Teksas dënohet me gjobë deri në 2,000 dollarë.Vetëm pak ditë më parë, Ames kishte thënë se ajo nuk i shkel masat.
Advertisements
Pasi foto e saj qarkulloi në rrjete sociale, kryebashkiakja kërkoi falje dhe tha se nuk po bënte manikyr, por po hiqte thonjtë artificialë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!