11-vjeçarja me tumor te Pediatria puth në distancë mjekun që e trajtoi…forca e jetës që s’ndalon nga COVID-19

Mjeku që e ka kuaur gjathë gjithë kohës, Orges Spahiu, ka publikuar një foto teska vogëlushja e puth nga larg.
TIRANË- Një 11-vjeçare e cila ishte diagnostikuar me tumor ka arritur që të fitojë luftën me sëmundjen dhe ka lënë spitalin. Mjeku që e ka kuRaur gjatë gjithë kohës, Orges Spahiu, ka publikuar një foto teksa vogëlushja e puth nga larg.

Advertisements

Mjeku ka publikuar dhe foton teksa është përshëndetur me 11-vjeçaren dhe shkruan se e ka përcjell me dashuri, pasi pacientja ka fituar luftën në një trajtim në situatë të pazakontë.

“Sot pas përfundimit të trajtimit përcolla me dashuri pacienten tonë 11- vjeçare. Të trajtosh pacientë pediatrikë me sëmundje tumorale është shumë e vështirë, por kënaqësia që merr në fund kur ke kryer një trajtim të suksesshëm është e jashtëzakonshme, veçanërisht në kohën e Covid”, shprehet Spahiu.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Gjendja ekonomike e vështirë”, Kryemadhi paralajmëron: Njerëzit do bëhen si Zombi, do ta shqyejnë qeverinë
Artikulli tjetërÇmenduri në Itali/ Modelja 23 vjeçare rezulton pozitive me koronavirus, pas 56 ditësh karantinë