OBSH: S’ka të dhëna që kush shërohet, nuk infektohet sërish

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se aktualisht “nuk ka të dhëna” që njerëzit të cilët janë shëruar nga sëmundja COVID-19 dhe kanë antitrupa, nuk mund të infektohen sërish.

Advertisements

OBSH-ja po ashtu paralajmëroi kundër “pasaportave të imunitetit” ose “certifikatave” që dëshmojnë se njerëzit e shëruar nuk paraqesin rrezik për të infektuar të tjerët me COVID-19, duke thënë se praktika të tilla në fakt mund të bëjnë që virusi të përhapet më shumë.

Shteti i Kilit javën e kaluar nisi të shpërndajë “pasaporta të shëndetit” për njerëzit që ishin shëruar nga koronavirusi. Në këtë shtet, kushdo që është shëruar nga koronavirusi, mund të rikthehet në punë.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë infektuar mbi 2,8 milionë njerëz nga koronavirusi i ri. Shkencëtarët po punojnë për të zbuluar gjithë cfarë duhet ditur për sjelljen e koronavirusit të ri.

Advertisements

Pyetja nëse ekziston rreziku i infektimit për herë të dytë ka qenë dominuese, megjithatë ekspertët thonë se as ata vetë nuk e dinë plotësisht të vërtetën, ndonëse sipas tyre ka prova të shumta që tregojnë se një lloj mbrojtjeje nga virusi, arrin të krijohet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBiologu Ruka ngre alarmin: Situata e COVID-19 mund të përkeqësohet, duhet një analizë
Artikulli tjetër“Gjendja ekonomike e vështirë”, Kryemadhi paralajmëron: Njerëzit do bëhen si Zombi, do ta shqyejnë qeverinë