Jeta e vështirë në izolim/ Familja nga Sukthi me fëmijë të sëmurë

Dhjetë vite më parë, Shpëtimi, së bashku me të shoqen Lirien, u zhvendosën nga Kukësi për të jetuar në Sukth.

Advertisements

Në atë kohë kishim vetëm një fëmijë, djalin e tyre të madh i cili edhe sot e kësaj dite, nuk ka mundur të thotë fjalët e para, nene apo baba. Pas një temperature të lartë që kaloi kur ishte ende i vogël, ai sot ka mbetur edhe i paralizuar.

Shpëtimi dhe Liria sollën në jetë edhe tre djem të tjerë, por kurrë nuk e kishin menduar se edhe dy prej tyre nuk do të mund të ecnin dot. Izolimi pas shpërthimit të pandemisë, kësaj familjeje ia ka bërë edhe më të vështirë kujdesin për tre djemtë e tyre të paralizuar.

Advertisements

“Kështu me vështirësi po e kalojmë. Ska ardhur askush as për ndihmë as për një gjë. Me forcat e mia po vij rreth. Me pensionin që kanë kalamajtë. Pa punë pa gjë, shtëpi me qera. Nevojë kanë shumë, për doktor me tepër, sepse kanë probleme me këmbët.”, thotë Shpëtimi.

Kur vjen në jetë, fëmija kontaktin e parë e ka me nënën e tij, për të pasur më tej një lidhje, një dashuri, edhe më të fortë. Bashkëshortja e shpëtimit, Liria, kurrë nuk hoqi dorë nga përkujdesja për të katër djemtë e saj, tre prej të cilëve edhe pse rriten dita ditës, ajo vijon që ti marr në krahë kur ata kanë nëvojë.

“E do një njeri mbrapa vetëm njëri. Ne të dy munohemi me iu plotësu kushte kështu me zor, të treve. Sna ka ndihmuar shteti. Kemi ndenjur pa punë të dy. Deri sa janë bërë tre katë vjeç, kemi ndenjur spitaleve, se bëheshin sëmurë, me tëperature. Kanë nevojë për çdo gjë, për PAMPERSA, se janë të tre me pampersa. Fizioterapinë ua bëj unë me burrin nga një orë për shoq. është shumë e vështire se nuk dimë ne t;ia bëjmë mirë. Ngaqë siu kemi bërë asnjëherë, është shumë e vështirë tia bësh”, tregon Liria.

Kjo është dhoma ku flenë të gjashtë anëtarët e kësaj familjeje. Kjo jo vetëm për faktin se tre nga fëmijët kanë nevoja të veçanta dhe duan kujdesin përgjatë gjithë natës, por edhe për shkak të vështirësive ekonomike, dhe pamundësia për të pasur një tjetër dhomë me kushte.

“ Është dhoma e ngushtë. Këtu në kuzhinë nuk mundem, sepse smund ti lë vetëm, duhet me i mbajt aty të tre, se bëhen sëmurë natën, dhe smund ti lë vetëm asnjërin. Unë flej me dy, njërin e mbaj tek këmbtë, kurse burri fle me të madhin edhe tjetrin. Shtëpia nuk i plotëson asnjë kusht, është edhe me lagështi, dhe ngaqë i madhi është amzatik, e ka shumë të vështirë frymëmarrjen”, thotë Liria.

Mbasi situata me Pandeminë të kalojë, kjo familje shpreson shumë që të ketë një strehë të sajën, për të rritur të katër djemtë me kushte më të mira, ashtu si të gjithë fëmijët e tjerë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“UÇK ka kryer kri me kundër serbisë”, Albin Kurti shkarkon këshilltarin e tij pas deklaratave në media: E çmoj për mendimin kritik
Artikulli tjetërNxjerrin karriget dhe tavolinat në rrugë/ Hotelet dhe Restorantet protestojnë në qytetet e Gjermanisë kundër masave të Covid-19 (FOTO)