Kurti shkruan se ka takuar Gaskin dhe i ka njoftuar atij lirimin nga detyra, pasi deklaratat e tij patën pasoja shpërqënruese nga puna e mirë që po bën qeveria.
KOSOVË- Albin Kurti ka shkarkuar sot këshilltarin e tij politik, Shkëlzen Gashi, pas deklaratave të këtij të fundit se UÇK kishte kishtr kryer krime kundër serbëve. Në një reagim në Facebook, Kurti shkruan se ka takuar Gaskin dhe i ka njoftuar atij lirimin nga detyra, pasi deklaratat e tij patën pasoja shpërqëndruese nga puna e mirë që po bën qeveria.
Advertisements
“Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi. Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.
E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”, shkruan Kurti.Më herët Gashi ka deklaruar duhet të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime gjatë luftës. Gashi kishte thënë se vrasjet e civilëve të pafajshëm s’ishin kryer nga njerëz të shoqatave artistike. Ai shtoi se, kishte shkruar që në 2011 për ‘kr imet e UÇK’së’.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!