Ajo ishte në New York, në shtëpinë e saj, unë në Las Vegas, në një kazino, duke luajtur me zara. I thashë se do të shkoja
SHBA-Dennis Rodman do të mbahet mend si sportisti më i përfolur në historinë e basketbollit.Ekzistojnë një numër i pafundmë tregimesh për lojtarin që ishte mik me Michael Jordan dhe luajti për Chicago Bulls.
Advertisements
Marrëdhënia me Maddonan: Ai u bë famshëm kur kaloi nga Detroit Pistons te San Antonio Spurs, por edhe më i famshëm kur u lidh me këngëtaren e famshme Madonna.“Madonna më tha nëse e lija shtatzënë, ajo do të më jepte 20 milionë dollarë. Sigurisht, nëse fëmija do të vinte në jetë. Ishte diçka kalimtare, por shumë intensive. E gjetëm njëri-tjetrin në një moment perfekt. Karriera e saj në atë kohë ishte në pauzë, kurse unë në shkëlqim e sipër.” “Një herë më mori në telefon për të më thënë se po digjej. Ajo ishte në Neë York, në shtëpinë e saj, unë në Las Vegas, në një kazino, duke luajtur me zara. I thashë se do të shkoja. Më dërgoi një avion për të më marrë në aeroport, shkova në shtëpinë e saj, bëra atë që duhej të bëja dhe u ktheva në Las Vegas për të vazhduar me lojën e zarave.”
Advertisements
Kërkim falja ndaj Scottie Pippenit para se të bashkohej me Bulls:Sa ishte pjesë e Spurs, ai kishte probleme në një ndeshje me Pippen. Para se të bashkohej ai i kërkoi falje.
“Unë shkova në shtëpinë e Jerry Krause (menaxher i Bulls), isha bashkë me Michael Jordan, Scottie dhe Phil Jackson. Ishte një situatë e çuditshme. Ishim duke ngrënë dhe pirë, por unë nuk po flisja me askënd dhe Phil mu afrua mua që t’i kërkoja falje Scottiet”, tregon Rodman.
“Në parket e plotësonim njëri-tjetrin, por jashtë saj nuk flisja asnjë fjalë me Pippen”.
Miqësia me Kim Jong-un:Ai kishte një miqësi të famshme me presidentin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.Ai e kishte vizituar për ditëlindje udhëheqësin e Koresë së Veriut, pasi ai ishte një tifoz i madh i basketbollit.Vitet e fundit, ai madje ofroi të ndërmjetësojë midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara pasi Donald Trump u bë president.
“Unë mund të ndihmoj në përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve”, kishte thënë Rodman
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!