Si një masë mbështetëse ndaj pasojave të Covid-19, bizneset e vogla me qarkullim nga 5 në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatim fitimi në vitin 2020 (që është 5%), ndërsa bizneset deri në 5 milionë lekë e kanë me ligj zero tatim fitimit.
Advertisements
Akti Normativ për ndryshimet në tatimin për të ardhurat, përcakton që “Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet e parapagimeve të tatim-fitimit të vitit 2020 nuk do të paguhen.”
Për bizneset e mëdha parashikohet shtyrje e tyre deri në shtator 2021, por jo falje. Përjashtimisht nga parashikimet e nenit 30 “Parapagimet”, të këtij ligji, për tatimpaguesit me qarkullim mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet e tatimit mbi fitimin për periudhat tatimore të tremujorit të dytë dhe të tretë, prillqershor dhe korrik-shtator 2020, nuk do tëparapaguhen. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-shtator 2021.
Advertisements
Kush përjashtohet
Ky përjashtim nuk zbatohet për tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e veprimtarisë bankare, të telekomunikacionit, të tregtimit të produkteve farmaceutike, të produkteve ushqimore dhe frutaperimeve, si dhe tatimpaguesve të listuar në pikën 12, të këtij neni.
Lehtësi për call center dhe fason
Përjashtimisht nga parashikimet e nenit 30 “Parapagimet”, të këtij ligji, këstet e tatimit mbi fitimin për periudhat tatimore prill-dhjetor 2020, për tatimpaguesit që zhvillojnë veprimtari ekonomike në fushën e turizmit e të përpunimit aktiv me material porositësi dhe call center nuk do të parapaguhen. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-dhjetor 2021./monitor
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!