Fjoralba Ponari flet hapur: Ta nxjerr qumështin e nënës për hundësh

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fjoralba Ponari po tregohet shumë aktive në rrjete sociale përgjatë ditëve të karantinës. Ajo më në fund ka gjetur kohën për ndjekësit e saj dhe së fundmi ka realizuar një mini-intervistë në Instastory.

Advertisements

Moderatorja iu është përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshmet, ku ka zbuluar dhe detaje të reja rreth vetes. Një ndër ndjekësit ka kërkuar të dijë anët negative të Fjoralbës në karakter dhe ajo nuk ka hezituar të përgjigjet. Fjoralba ka treguar se është “hakmarrëse gjakftohtë” dhe nëse dikush i bën keq në jetë e bën të paguajë.

“Unë mendoj se s’ka mundësi të jesh kaq e mirë. Të lutem më trego të keqen që të balancon”, shkruan ndjekësi. “Jam një hakmarrëse gjakftohë! Mos më bëfsh keq në këtë jetë, se të nxjerr qumështin e nënës për hundësh, me qetësinë më të madhe”, shkruan moderatorja dhe me siguri ka habitur shumë nga ndjekësit e saj.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakStafi i mjekëve ja nis kërcimit, publiku irritohet ashpër me videon
Artikulli tjetërKryebashkiaku i qytetit japonez vendos rregullin e ri: Gjatë krizës së Covid-19 vetëm burrat duhet të bëjnë pazar