Mësohet se do të vendosen dezinfektantë dhe do të behet zëvendësimin i biletave prej letre me ato elektronike. Çdo banorë që nuk do t’iu përmbahet këtyre rregullave do të gjobitet.
ITALI– Italia është vendi më i goditur në botë nga koronavirusi ka vr arë mbi 25 mijë njerëz që nga fillimi i shpërthimit e deri më tani. Por në bazë të raportimeve që kanë bërë ditë pas dite autoritetet vendase të shëndetësisë është parë që Italia po shënon një ulje të ndjeshme të numrit të vi ktimave apo të të sëmurëve.
Advertisements
Kur në fillim të prillit apo gjatë gjithë muajit mars Italia “tronditi” botën me shifrat ditore të të vdekurëve tashmë numrat ditor kanë par një ulje të ndjeshme.
Ndërkohë Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetit, Silvio Brusaferro ka deklaruar se kurba e pandemisë nga koronavirusi po tregon se po zvogëlohet numri i personave të prekur nga koronavirusi si dhe ditët e fundit është rritur numri i testeve të tamponit të kryera te rastet e dyshuara por është rritur numri i asimptomatikëve dhe ata me shenja të moderuara të infeksionit.
Advertisements
“Gjithashtu po ulet edhe numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive por pacientët me sëmundje të tjera të mbartuar janë në rrezik për jetën. Situata e epidemiologjike është përmirësuar qartë por ekziston ende qarkullim i virusit nuk duhet ulur vigjilenca dhe kujdesi duhet të jetë në rritje për të ndaluar ripërhapjen.”- tha Silvio Brusaferro
Ndërkohë që në fazën e dytë Qeveria ka paralajmëruar se do të ketë lehtësim të masave,nuk dihet ende qartësesi do të menaxhohet situata me transportin kur njerëzit të rinisin punët.
Sipas mediave vendase mësohet se “normalitet” nuk do të ketë më, pasi duhet të ndiqen rregulla në shmangien e rasteve të reja të virusit.
Kështu që nuk do të ketë më kontroll për bileta në trena, njerëzit janë të detyruar të mbajnë dorashka dhe maska nëse udhëtojnë me tren, autobus apo avion.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!