Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës ka shpërndarë ndihma për qytetarët në nevojë në Bronx të SHBA-së.
SHBA- Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht këshilltar i Bashkisë së Nju Jork-ut, u është bashkuar nismave solidare të komunitetit shqiptaro-amerikan, ku së bashku me dy organizatat humanitare “Albanian American-Open Hand Association In.c” dhe “Muslims for Humanity” kanë shpërndarë ndihma për qytetarët në nevojë në Bronx të SHBA-së.
Përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, Gjonaj shprehu falenderim për të gjithë ata të cilët iu bashkuan kësaj nisme dhe dhuruan ndihma për familjet dhe qytetarët në përballim e kësaj situate.
Advertisements
Foto nga shpërndarja e ndihmave
Advertisements
Ndër të tjera, ai shkruan: “Askush nuk mund t’i ndihmojë të gjithë, por të gjithë mund ta ndihmojnë dikë. Ne jemi në gjithë këtu së bashku!”
Gjonaj, gjithashtu, bën të ditur se edhe Bashkia e Nju Jorkut do të angazhohet për t’i ardhur në ndihmë komunitetit në veçanti qytetarëve që kanë humbur punën dhe po përballen me pasojat e pandemisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!