Dy ditë më parë në qytetin e Elbasanit u konfirmuan një çift bashkëshortësh me Covid-19.
Advertisements
Ndërkohë ditën e djeshme gruaja në fjalë rreth 60-vjeç ka shfaqur problem me zemrën dhe është paraqitur në urgjencën e spitalit duke pasur kontakte me personelin mjekësor.
Si pasojë e këtij kontakti një mjek dhe një infermiere janë karantinuar në shtëpinë e tyre. Atyre u janë bërë tamponët të cilët kanë rezultuar negativ por për 14 ditë do tu duhet të qëndrojnë në izolim dhe më pas do të kryejnë një test të dytë.
Advertisements
Ndërkohë testime po vijojnë edhe në një fasoneri në qytetin e Elbasanit, pasi bashkëshorti i gruas në fjalë ka rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa punonte si shofer transporti për punëtorët e një fasonerie.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!