Një 53 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga Covid-19 ka bërë të ditur Klinika Infektive e Kosovës.
Advertisements
Pacienti në gjendje të rëndë me COVID-19, i cili ishte duke u trajtuar në repartin Intensiv të Klinikës Infektive në QKUK, sot ka ndërruar jetë.
“Klinika Infektive njofton se, sot në orët e pasdites, në mjekimin intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vd ekje pacienti K. Q. (1967) nga Komuna e Prizrenit. Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtine më 13.04.2020 dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rëndë dhe në përkujdesje intensive”, thuhet në komunikatë.
Advertisements
“Tek i sëmuri, gjatë ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e COVID -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetoi sëmundjes. Kjo është vd ekja e 14 nga COVID-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe e 19-ta në nivel shteti”, thuhet më tej.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!