Çudira koronavirusi/ Gruaja lind në parking, ambulanca keqkuptohet dhe nuk ndalon ta ndihmojë

Një mësuese ka rrëfyer eksperiencën e saj të pazakontë, ku iu desh ta sillte në jetë djalin e saj brenda vendparkimit të një supermarket, për shkak se shoferi i ambulancës nuk ndaloi, me mendimin se çifti thjesht po i përshëndeste për punën e vështirë, në këtë kohë pandemie.

Advertisements

Hannah Howells dhe bashkëshorti i saj, Andy nga Hamble, Hamoshire po udhëtonin drejt spitalit Princess Anne më 19 prill, kur gruaja kuptoi se do t’u duhej të ndalonin: fëmija ishte gati të lindte!

Howells ndihmoi të shoqen ta sillte në jetë fëmijën dhe vetëm pas lindjes së tij, pranë tyre erdhi e njëjta ambulancë që minuta më parë nuk ndaloi. Për fat të mirë nëna dhe djali janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Advertisements

“E gjitha ishte surreale”, tregoi zoti Howells.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNesër nis muaji i Ramazanit/ Kryetari i komunitetit mysliman, Bujar Spahiu: Jo f alje në xhami dhe jo iftar
Artikulli tjetërKosovë/ Humb jetën edhe një person tjetër nga CoVid-19