Radha për pensionin, e moshuara: Edi Rama s’e ka bërë mirë, po më bie të fikët këtu!

Prej momentit kur vendi u mbyll në karantinë problem për qytetarët është bërë radha e pritjes në banka.

Advertisements

Ankesat e tyre janë të vazhdueshme në media ndërsa kërkojnë që të hapen më shumë pika bankash dhe të procedohet më shpejt me secilin në mënyrë që të shmanget pritja për orë të tëra në radhë.

Për “Fax News” ka folur një grua e moshuar e cila thotë se kërkon që të marrë pensionin ndërsa ka pritur orë të tëra në radhë dhe nuk po zgjidh asnjë problem:

Advertisements

Unë jam një pensioniste fëmijët i kam jashtë. Unë nuk di të aplikoj, kam ardhur pa aplikim dhe tani ky nuk më fut se më thotë nuk ke mesazh. Vij për pensionin, Edi Rama nuk e ka zgjidhur mirë këtë punën time për ne që i marrim pensionet në bankë. Jam e detyruar të rri këtu në rradhë. Jam bërë ujë më djersë do të më bie të fikët, do më çojnë në spital dhe nuk ka kush të më shikojë sepse nuk kam asnjë fëmijë këtu. Po torturohem. Do pres radhën, por shiko si jam bërë ujë. Nuk di unë të aplikoj dhe shtëpinë e kam në Yzberisht dhe kam ardhur në këmbë. Komshija edhe të ketë nuk vjen, deri tani dalim fshehtas marrim ndonjë gjë dhe hyjmë me vrap si miu brenda.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRomët në protestë: Thanë se do prishnin vetëm tregun, fadroma thuajse më zuri fëmijët brenda!
Artikulli tjetër“Q*rje Lider Global”, gazetari Hoxha nuk përmbahet ndaj Ramës: Po përdhoset kombi, dalin në ekran ata që kanë shuar shqiptarët