Komisioni ligjeve jep “OK” për shtyrjen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore

Komisioni Ligjeve miratoi kërkesën e qeverisë për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri me datë 23 qershor.

Advertisements

Nga opozita e re abstenuan deputetët Alban Zeneli dhe Andi Përmeti.
Në cilësinë e komisionit përgjegjës, komisioni shqyrtoi projektvendimin “Për propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendim nr. 243 datë 24.03.2020, të Këshillit të Ministrave.”

Zëvendës ministria e shëndetësisë Mira Rakacolli tha se situata fatmirësisht është nën kontroll, fal dhe masave të menjëhershme për distancimin social të popullatës, por lehtësimi i tyre mund çojë në shtimin e numrit të rasteve pasi një pjesë e të infektuarëve janë asimptomatik dhe kontakti i tyre me më shumë njerëz do të krijojë kushte për rritjen e numrit të të prekurve nga COVID-19.

Advertisements

Sipas saj nëse do të ketë numër të lartë të rasteve, do të lind nevoja për kthimin e masave drastike. ”Për këtë arsye masat që do të merren do të jenë graduale dhe situata do të vlerësohet në dinamik”, theksoi znj.Rakacolli.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSituata e COVID-19, Gjermania merr vendimin: Këtë vitë nuk do zhvillohet festa e birrës, më popullorja në botë
Artikulli tjetërSHBA, protestuesja anti-karantinë thotë se nuk beson te shkenca por beson te Zoti