Regjisori Kumbaro tregon momentet e fundit të Ljarjas: E dhimbshme të përcillet me dy makina!

Kumbaro tha se duhet të ishte dhënë leje që të kishte më shumë njerëz në varrimin e tij, pasi sipas tij, po përcillen me nderime njerëz që nuk kanë vlerë as sa çereku i Rikardit.
TIRANË- Po përcillet për në banesën e fundit regjisori dhe aktori i madh, Rikard Ljarja. Ai do të prehet në qytetin e tij të lindjes, Shkodër, pasi ky ishte amaneti i tij i fundit. Sot në banesën e tij kanë shkuar miqtë e ngushtë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Regjisori Saimir Kumbaro, në një reagim për News 24 tha se duhet të ishte dhënë leje që të kishte më shumë njerëz në varrimin e tij, pasi sipas tij, po përcillen me nderime njerëz që nuk kanë vlerë as sa çereku i Rikardit.

Advertisements

“Ishte pianeri i kinemasë. Rikardi nuk bënte teatër në film, ishte aktor filmi, por mbi të gjitha ishte njeri. Se në radhë të parë duhet të jesh njeri, pastaj artist. Rikardi ishte shumë kokëfortë, shumë aktor i rehatshëm, shumë komunikues, shumë dëgjues, të krijonte atmosferë shumë të mirë, jo vetëm në shesh të xhirimit, se ne filnim në një dhomë, bënim edhe qyfyre.

Në këtë moment më janë fshirë të gjitha, shoh këtë karvan që ikën dhe them si ka mundësi që s’e shoqërojmë. Duhet të kishin dhënë leje për disa njerëz që ta shoqëronin, e shoh veten të privuar. Këtu po përcillen njerëz që s’kanë vlerën e çerekut të Rikardos, ndërsa ky me dy makina. Është e dhimbshme. Është humbje shumë e madhe. Vuajti shumë, se kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me të”, tha Kumbaro.Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Mësohet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa për të është planifikuar një ceremoni e vogël lamtumire për shkak të situatës nga koronavirusi.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCoVid-19/ Hera e parë që Tirana nuk ka raste të reja, 609 të prekur në vend
Artikulli tjetër“Do jesh tek ën gjëjt përkrah me shokët” Agim Doçi mal lëngjen me vargjet për Ljarjan: Po unë Rikard ku t’i coj lo tët