Gratë me fëmijët jashtë shtëpisë, Rama tregon kërkesën që i erdhi në ‘inbox’: Bu rg ose gjobë për burrat që nuk bënë punët

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për një propozim që i ka ardhur nga një person në ‘inbox’, i cili i ka kërkuar që të marrë një masë të re, që parashikon heqje të përkohëshme të lirisë për burrat që nuk bëjnë punët e shtëpisë.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë pasditen e sotme për “News24”, ku edhe ka folur lidhur me gjendjen e vendit në një kohë kur po përballet me koronavirusin.

Advertisements

Rama ka folur edhe për një propozim që i ka ardhur nga një person në ‘inbox’, i cili i ka kërkuar që të marrë një masë të re, që parashikon heqje të përkohëshme të lirisë për burrat që nuk bëjnë punët e shtëpisë.

“Një gabim kishte në ditën e daljes së nënave me fëmijë. Nuk u vendos një masë gjobe me heqje të përkohshme të lirisë për burrat që nuk bënë punët e shtëpisë kur gratë kishin dalë. Më erdhi kjo kërkesë që burrat të gjobiten apo t’u hiqet liria me kërkesë të grave,“-tha Rama.

Advertisements

Ditën e djeshmë, deri në orën 11:00 të paraditës të gjitha nënat me fëmijë u lejuan që të dilnin nga shtëpia për të shijuar pak kohë jashtë shtëpisë pas më shumë se një muaji karantinë prej pandemisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakItalia merr “frymë”/ Për herë të parë pas një muaji, boshatisen dhomat e urgjencës në Bergamo
Artikulli tjetërMasat për koronavirusin frenojnë gripin në Evropë