Çuditi botën me ‘injorimin’ e masave të Covid-19, Suedia mund të arrijë në maj ‘imunitetin e tufës’

Suedia mund të ketë “imunitet të tufës” deri në muajin e ardhshëm, ka pretenduar shefi i sëmundjeve infektive në mes të rritjes së vdekjeve së rasteve të reja të koronavirusit. Ndërkohë që vendi është duke vijuar jetën normalisht, pa masa drastike si shumë vende të tjera.
SUEDI– Një pjesë e Suedisë mund të arrijnë ‘imunitetin e tufës’ prej muajit të ardhshëm, ka thënë epidemiologu kryesor i vendit, ndërsa edhe bilanci ditor i viktimave është rritur ndjeshëm ditët e fundit.

Advertisements

Qeveria po përballet me një mbyllje totale, megjithë është bërë thirrje për rritje të masave të ashpra për të përmbajtur shpërthimin e koronavirusit në vend. Si shkak i përhapjes së koronavirusit, vendi ka pezulluar ndeshjet e futbollit dhe mësimin në universitete, ndërsa restorantet, kinematë, palestrat, baret, dyqanet janë ende të hapura.

Javën e kaluar, Suedia njoftoi planet për një regjim agresiv të testimit i cili mund të aplikojë 100,000 teste. Duke folur për median lokale, Dr Anders Tegnell pretendoi se popullsia e Stokholmit, epiqendra e shpërthimit të virusit mund të arrijë ‘imunitetin e tufës’ qysh në muajin e ardhshëm.

Advertisements


“Ne kemi filluar të shohim kaq shumë njerëz që janë imun në popullatën e Stokholmit sa që po fillon të ketë një efekt në përhapjen e infeksionit. Modelet tona tregojnë se virusi do zgjasë deri në maj.”- tha Dr Tegnell.

Vlerësimi i doktor Tegnell erdhi pasi numri i të vdekurve në rang kombëtar, shkoi në 1.511, me 13.822 raste të konfirmuara.

I pyetur në lidhje me nivelin e vdekjeve në vend Dr.Tegnell tha: Nuk është një dështim për strategjinë e përgjithshme, por është një dështim për të mbrojtur të moshuarit tanë që jetojnë në azile.


Suedia është përshkruar si vendi më i çuditshëm pasi refuzon të imponojë një bllokim të stilit të BE-së, pavarësisht se niveli i vdekjeve nga koronavirusi rritet.

Aktualisht rreth 50 përqind e fuqisë punëtore suedeze po punon nga shtëpia, ndërsa transporti publik ka rënë me 50 përqind në Stokholm.

Burimi: Dailymail

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakOni Hysenbelliu tregon jetën në karantinë: Edhe pse jam rritur me shërbëtore, kuzhinierë…
Artikulli tjetërGrimieri shqiptar kthehet në femër, video që la VIP-at gojëhapur