Oni Hysenbelliu tregon jetën në karantinë: Edhe pse jam rritur me shërbëtore, kuzhinierë…

Oni Hysenbelliu në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria live”, tregoi si po e kalon karantinën në shtëpinë e tij. Oni tregoi se fillimisht nuk e pati problem të qëndronte i vetëizoluar pasi kalon shumë kohë në shtëpi.

Advertisements

Ai u shpreh se po shijon gatimet e mamasë së tij, të cilat i pëlqejnë shumë edhe pse është rritur me shërbëtore dhe kuzhinierë.

“Mamaja ime gatuan shumë mirë. Edhe pse jemi rritur gjithmonë me shërbëtore, kuzhinier dhe me të gjitha, unë kur jetoja me prindërit, i thoja gjithmonë, dua ti të më gatuash. Këto ditë jam kënaqur nga ushqimet e ndryshme që ajo bën, nga gjellët”, tha Hysenbelliu.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPuth qenin në buzë, Enca “thumbon”: Këta mund të ishim ne, por ti…(FOTO)
Artikulli tjetërÇuditi botën me ‘injorimin’ e masave të Covid-19, Suedia mund të arrijë në maj ‘imunitetin e tufës’