Kamerat filmuan gjithçka/ Zbardhet dinamika e djegies së mjeteve të Arben Vrionit, autorët thyen xhamat fillimisht dhe pritën të boshatisej zona

Mësohet se të maskuar, autorët kanë thyer fillimisht nga një xham në secilën makinë, dhe më pas i kanë spërkatur mjetet me lëndën djegëse dhe u kanë vënë flakën nëpërmjet një ndezësi special. Pasi janë siguruar që mjetet janë përfshirë tërësisht nga zjarri, autorët janë larguar në dy drejtime të ndryshme.

Advertisements

ELBASAN– Është zbardhur dinamika e djegies së dy automjeteve që ishin në emër të pronësi të ish-kreut të Gjykatës Arben Vrioni në Elbasan. Sipas Balkaweb, autorët e maskuar kanë qenë në vendngjarje kohë më parë se të hidheshin në askion dhe kanë pritur që të boshatisej zona për të kryer ‘porosinë’.

Mësohet se të maskuar, autorët kanë thyer fillimisht nga një xham në secilën makinë, dhe më pas i kanë spërkatur mjetet me lëndën djegëse dhe u kanë vënë flakën nëpërmjet një ndezësi special. Pasi janë siguruar që mjetet janë përfshirë tërësisht nga zjarri, autorët janë larguar në dy drejtime të ndryshme.

Advertisements

Një tjetër detaj i rëndësishëm është edhe fakti që kamerat e sigurisë së bizneseve rrotull ngjarjes kanë filmuar gjithçka. Pamjet filmike mund të çojnë në identifikimin dhe gjetjen e autorëve.Ngjarja ndodhi një natë më parë, në mes të qytetit të Elbasanit janë djegur makinat e ish-gjyqtarit Arben Vrioni dhe e vajzës së tij, të cilat ishin parkuar poshtë banesës së tyre, në lagjen “Kongresi i Elbanit, në një nga pallatet në hyrje të Bulevardit “Aqif Pasha” pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Lidhur me rastin, Vrioni është shprehur se nuk ka asnjë dijeni se kush mund të ketë kryer sulmin ndaj tij, megjithatë ka shtuar se prej muaj është në ‘vetëmbrojtje’ prej dosjes “Shullazi”. Arben Vrioni ka qënë gjyqtar në Apelin e Durrësit, por vitin e shkuar u shkarkua nga Vettingu pasi nuk justifikonte pasurinë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU prek nga Covid-19, flet aktorja e ‘Casa de Papel’: Na gënjyen për këtë virus, qeveria u kujtua vonë
Artikulli tjetërShpresë nga Amerika për ilaçin kundër Koronavirusit, ka dhënë rezultat