U prek nga Covid-19, flet aktorja e ‘Casa de Papel’: Na gënjyen për këtë virus, qeveria u kujtua vonë

Aktorja e serialit “La Casa de Papel”, Itziar Ituño ose siç njihet ndryshe “Lisbona”, është shëruar nga koronavirusi, nga i cili u prek një muaj më parë. Në një intervistë të fundit për radion Ciudad, aktorja tha se tani është mirë me shëndet, por kritikoi qeverinë spanjolle që nuk i mori menjëherë masat kundër virusit.

“Lisbona” u shpreh e revoltuar që qeveria i ka gënjyer për të vërtetat e këtij virusi për të mos përhapur panik ndërkohë që viktimat po shtohen.

Advertisements


“Masat e qeverisë erdhën vonë. Nuk u mor seriozisht, njerëzit shkonin në punë normalisht edhe kur në Itali kishte shumë të vdekur. Nuk më duket e pranueshme që për të mbrojur ekonominë njerëzit të lidhen në gojën e ukjut. Na gënjyen për gjendjen reale që njerëzit të mos i kapte paniku dhe kjo do të thotë t’i trajtosh njerëzit si të jenë fëmijë. Në fillim njerëzit e dinin se virusi prekte vetëm moshat e treta ata mbi 80 vjec por nuk ishte kështu. Në Spanjë ka shumë njerëz nga mosha 40-50 që janë në terapi intensie duke luftuar me vdekjen. Kjo sëmundje nuk prek vetëm sistemin respirator por edhe atë neurologjik. Është shumë e friskshme duhej të na i kishin thënë të gjitha këto”


“Nuk është vetëm një grip i thjeshtë, ka simptoma të rralla, të bën të ndjesh gjëra të çuditshme. Fillon me një kollë dhe ditën tjetër me temperaturë. Më humbën ndjesitë e nuhatjes dhe shijes, papritur nuk shijoja asgjë. Ky virus të detyron të ngadalësosh gjërat që bën, të dëgjosh më shumë trupin tënd dhe të kuptosh se çfarë duhet të hash. Gjatë kohës që isha sëmurë u përpoqa të ndryshoja veten”

Advertisements

“Në qytetin tim ka shumë të infektuar dhe shumë vdekje. Kam të afërm që kanë ndërruar jetë nga ky virus. Pra, koronavirusi më ka prekur shumë nga afër. Ndërsa në nivel global ne duhet të mësojmë leksionin që planeti po na jep. Shpresoj që kjo që po kalojmë të ndryshojë gjërat”, tha aktorja e “La casa de papel”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakItali/ 2200 të shëruar në 24 orët e fundit, ulet numri i rasteve dhe vi ktimave
Artikulli tjetërKamerat filmuan gjithçka/ Zbardhet dinamika e djegies së mjeteve të Arben Vrionit, autorët thyen xhamat fillimisht dhe pritën të boshatisej zona