Vdekja e 69-vjeçarit në Infektiv, MSH-ja: Nuk ndërroi jetë nga Covid-19, ishte me tumor prej 13 vitesh dhe kishte rënë në koma. Pësoi hemorragji cerebrale

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka viktimë tjetër si pasojë e COVID19

Advertisements

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti 69-vjeçar nga Shkodra me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:
Pacienti 69-vjeçar nga Shkodra që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes hemoragjisë cerebrale (aksidentit vascular hemoragjik).

69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemorragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma.
Sipas spitalit infektiv, 69-vjeçari nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, pasi ishte bartës i virusit, por pa shenja të sëmundjes, (asimptomatik) dhe ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë cerebrale.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Mami kur do të kthehesh?’, mjekët e Infektivit përloten nga surpriza e forcave zja rrfikse
Artikulli tjetërDasmë në shtetrrethim! Nusen e morën për 60′, çifti nga Tirana rrëfejnë pengun e martesës në kohën e COVID-19: Postblloku na repektoi me nderim ushtrie