Urdhëri i ri i Ramës/ Qytetarët “e marrin” me gallatë: Ha, ha, ha, je i madh, po na tall keqas…

Urdhëri i ri i kryeministrit për liridaljen e nënave me fëmijë ditën e nesërme (e dielë), pas vendimit për pensionistët ditën e sotme, është pritur me të qeshura dhe gallatë në profilin zyrtar të Edi Ramës në rrjetet sociale.

Advertisements

Qytetarët thonë se kryeministri është duke testuar popullatën; të tjerë shkojnë më tej duke konstatuar se ai po tallet me ta; të tjerë ironizojnë në pritje të urdhërit të Ramës se çfarë duhet të bëjnë baballarët në rastin e daljes së nënave; pyetje interesante është nga nëna që kanë fëmijët mbi 10 vjeç, pra kur do të dalin kjo kategori nga shtëpitë; një tjetër pyetje vjen se kur e kanë radhën ata familjarë që kanë qenë e mace nëpër shtëpia dhe që duan ti nxjerrin;

“Je bërë si te dasmat labe, – shkruan njëri – në valle të dalin dajot”.

Advertisements

“Po unë që kam punuar gjithë javën, pse nuk dal dot”, shkruan një tjetër.

“Admirim për mënyrën sesi po e menaxhon situatën” shpreh adhurimin një tjetër qytetare.

“A bën me dal baba me fëmijë, apo duhet vetëm nëna?” Ka dilemën një prej lexuesve.

Por, pavarësisht pyetjeve e komenteve, këtë urdhërin e ri, të gjithë e kanë pritur me buzëqeshje të madhe dhe me emoji gazmorë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama njofton tjetër lehtësim: Nesër do dalin në këmbë nënat me fëmijë deri në 10-vjeç
Artikulli tjetërArtan Hoxha ‘thyen’ karantinën dhe shkon tek berberi: Jap jetën, por këtë jo, vlen më shumë se numri i kryeministrit(Foto)