Efektivi i Shqiponjave tentoi t’i merrte telefonin Orges Bilbilit, por ai e theu teksa ishte i plagosur, kush ishte shoku që ofendoi efektivin?

Dosja.al zbardh raportin e policisë për ngjarjen e ndodhur më 10 prill në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, ku u pl agos dhe arrestua Orgest Bilbili, një nga personat më të rrezikshëm të botës së kr imit.

Advertisements

Sipas deklaratës së dhënë nga efektivi i Shqiponjave, rastësisht ai ka kaluar pranë shkollës “Nikel Dardani”, ku ka konstatuar dy persona meshkuj, që lëviznin në rrugë,kur lëvizja është e ndaluar dhe ata që janë në rrugë duhet të jenë të pajisur me autorizim në këtë kohë karantine.

Efektivi iu ka kërkuar mjetet e identifikimit, dhe reagimi i dy personave ka qenë i menjëhershëm. Njëri prej tyre, që vijon të mbetet i paidentifikuar, sipas deklaratës së policit, është larguar, ndërsa edhe e ka ofenduar.

Advertisements

Kjo ka acaruar situatën, ndërsa polici deklaron se një sjellje e tillë, e ka bërë që të dyshojë se ka patur të bëjë me një person të rrezikshëm. Bilbili ka nxjerrë ar mën, duke e kanosur këtë të fundit, ndërsa në tentativë për t’u larguar, efektivi i shqiponjave ka gj uajtur me të paktën dy p lumba, njëri që plagosi Orgest Bilbilin dhe tjetri një kalimtare të rastit.

Pasi Bilbili është rrëzuar në tokë, polici ka tentuar t’i marrë telefonin, si një provë që mund të çonte në zbardhjen e shumë të dhënave të rëndësishme, se kush e ka ndihmuar një person me precedent të rëndë kriminal për të gjetur një banesë në një nga zonat më të populluara të Tiranës dhe se ku mund të ketë qëndruar ai përgjatë gjithë kohës që ishte në arrati.

Bilbili, megjithëse i pl agosur e ka thyer telefonin e tij, duke hequr kështu nga duart e policisë një provë të madhe. Megjithëse i thyer, sërish ai u sekuestrua. Ndërsa vetë Bilbili ka qenë i rezervuar në deklaratën e dhënë para policisë, prokurorisë por edhe ditën e që u caktua masa ndaj tij.

Me pretekstin se nuk është mirë nga ana shëndetësore, Bilbili është shprehur i habitur se përse po i jepet një masë e tillë për të, kur ai nuk ka pasur për qëllim të qël lojë mbi efektivin e shqiponjave. Dhe si provë për dëshmimin e deklaratës së tij, ai ka kërkuar që të merren kamerat e sigurisë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën tre pl umba, për të cilat Prokuroria ka dyshime të forta se kanë dalë të gjitha nga arma e polcit. Ndërsa dokumentat që vetë policia ka referuar në Prokurori janë një procesverbal i ngjarjes, deklarata e policit dhe ajo e vajzës së pla gosur rastësisht.

Nuk dihet ende se me kë jetonte në banesën me qira Orgest Bilbili, pasi nuk ka dhënë asnjë detaj. Edhe fqinjët që janë pyetur nga policia kanë thënë se nuk i njohin të rinjtë, madje që nuk i kanë parë asnjëherë.

Nga ana tjetër grupi hetimor po punon për mbledhje të provave të tjera. Nëse vërtetohet që Bilbili nuk ka qëlluar mbi efektivin e shqiponjave, atëherë akuza që rëndon mbi të, mund të shndërrohet nga vr asje në kan osje të efektivit të policisë, por kjo nuk e ndryshon masën e dhënë për të.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPD: Skandali i tenderit 3.5 mln dollarë, si qeveria i mori maskat me dyfishin e çmimit të tregut
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Arre stohen katër persona, si tentuan të korruptonin policët