Një valë e dytë e epidemisë së koronavirusit në vjeshtë? Më shumë se një hipotezë, është një siguri – thotë Valter Ricardi, përfaqësues italian në organizatën botërore të shëndetësisë dhe këshilltar në ministrinë italiane të shëndetit.
Advertisements
“Deri kur të kemi një vaksinë, do të ketë valë të tjera, ose në rastin më të mirë, vatra të vogla epidemie. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të mos nxitohemi me rihapjet” në rast të kundërt, vala e dytë do të mund të nisë shumë më herët, ndoshta që në verë.
Zgjedhjet e rrezikshme të disa liderëve politikë në botë – vazhdon Ricardi, janë përgjegjëse për pasojat tek popujt e tyre. Nëse ka patur më shumë viktima në krahasim me vendet e tjera, kjo ka ndodhur sepse vendimet janë marrë ose më vonë se ç’duhej ose në mënyrë të gabuar. Shembulli më i mirë është ai i Britanisë së Madhe dhe shteteve të bashkuara ku qeveritë nuk kanë dëgjuar këshilltarët shkencorë dhe kanë reaguar në mënyrë shumë të vonuar. Përkundër tyre, në vende si Koreja e Jugut, Finlanda dhe Gjermania, ku ka një linjë të vetme komande dhe një raport direkt mes politikës dhe institucioneve që funksionojnë mirë, gjërat shkojnë shumë më mirë.
Advertisements
Deri kur të mos kemi një imunitet të masës, krijuar nga një vaksinë, ka paralajmëruar eksperti, do të kemi një fazë të gjatë bashkëjetese me virusin. Shpresojmë që të jetë një bashkëjetese disa muajshe dhe jo disa vjecare, por do të gjendemi përballë një normaliteti të ri. Masa më e rëndësishme – ka thënë ai, do të jetë distancimi fizik, distanca mes personave që nuk janë të sigurt për gjendjen e tyre imunitare.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!