I dë nuar me bu rg në Itali, kapet 40 vjeçari shqiptar me 4 identitete(Emrat)

Nje 40-vjecar shqiptar eshte arre stuar sot, pasi ishte person ne kerkim, i den uar në Itali me 10 vite bu rg për “Vjedhje në rrethana rënduese”.

Advertisements

Policia ben me dije se ka vene ne pranga ne operacionin e koduar “Alias” shtetasin Shkëlqim Çela (Çypi). Ai perdorte disa identitete, si alias Arian Konti, alias Fatjol Perleka, alias Shkelqim Qypi, 40 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Departamenti i Policisë Kri minale, Interpol Tirana dhe Interforza Italiane.

Advertisements

NJOFTIMI

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale dhe autoriteteve policore Italiane – misionit INTERFORZA, u bë i mundur lokalizimi në qytetin e Tiranës i një personi të kërkuar nga drejtësia italiane.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga Sektori i Operacioneve dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Alias”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Shkëlqim Çela (Çypi), alias Arian KontiI, alias Fatjol Perleka, alias Shkelqim Qypi, 40 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Udines në Itali e ka d ënuar me 9 vjet, 11 muaj e 20 ditë b urg, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, parashikuar nga nenet 624 dhe 625, të Kodit Penal Italian.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPunëtorët e firmës ‘Alb Miniera’ në Korçë 7 muaj pa marrë pagat, shteti nuk iu dergon as ndihma
Artikulli tjetërU nisen per të bërë dializën, aksidentohen katër pacientë. Dalin detajet