Shumë prej nesh po hasim shumë vështirësi për të bërë një gjumë të qetë në këto ditë izolimi.
Advertisements
Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar shumë probleme në cilësinë dhe kohëgjatjen e gjumit e në shumë raste nxit edhe ëndrra të frikshme.
Nuk duhet të demoralizohemi. Ekspertët thonë se gjumi i mirë dhe i qetë, është i mundur edhe në këto kohë të vështira.
Advertisements
Gjumi është shumë i rëndësishëm për mirëqenien tonë dhe mungesa e tij nxit nivelet e larta të kortizolit, hormonit të stresit, që ndikon për keq tek imuniteti.
Melatonina
Melatonina është një hormon që trupi juaj e prodhon natyralisht.
Është përgjegjës për qetësimin e trurit dhe për përmirësimin e gjumit.
Kur është errësirë trupi juaj prodhon melatoninë që ju ndihmon të flini gjumë të qetë.
Suplementet e melatoninës mund t’i merrni në tableta apo t’i përfitoni në mënyrë natyrale.
AgroWeb.org ju sugjeron që të përdorni gjithnjë mënyrën natyrale të zëvëndësismit të suplementeve.
Duke qënë se marrja në tableta e tyre mund të shkaktojë efekte anësore, si dhimbje koke apo marrje mëndsh.
Në rastet kur mjeku nuk ju ka këshilluar ndryshe, mund të përmirësoni ditët tuaja me anë të këtyre ushqimeve.
Ushqimet ku mund të gjeni melatoninën:
Mjalti
Bananet
Misri
Oriz
Xhinxher
Domatet
Vezët
Qumështi
Mishi i pulës
Çaj me kamomil dhe lavandë
Ky çaj përmbledh në një filxhan dy bimë që promovojnë qetësinë dhe gjumin e mirë.
Kamomili ka efekt qetësues të ngjashëm me medikamentet e gjumit.
Ai e qetëson sistemin nervor dhe na ndihmon të bëjmë një gjumë më të qetë.
Lavanda nga ana tjetër ka një aromë shumë qetësuese dhe të vë në gjumë.
Për këtë çaj ju nevojiten
1 lugë çaji me gonxhe të thata lavandeje
1 lugë çaji me gonxhe të thata kamomili
Një gotë me ujë të nxehtë
Qumësht ose mjaltë sipas preferencës.
AgroWeb.org ju udhëzon të zjeni ujin dhe më pas shtoni kamomilin dhe lavandën.
Mbajini në ujë për 10 deri në 15 minuta.
Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë ose qumësht sipas dëshirës.
Kujdes me alkoolin
Nuk duam t’ju zhgënjejmë, sidomos dashamirësit e verës, por kjo pije alkolike është gjëja më e keqe që mund të pini nëse dëshironi të flini mirë.
Njerëzit kanë idenë e gabuar se një gotë verë do t’i qetësojë, por në të vërtetë ndodh e kundërta.
Vera prish cilësinë e gjumit dhe ju nxit të çoheni disa herë gjatë natës.
Më pak nuanca blu gjatë mbrëmjes
Ekspozimi ndaj dritës natyrale gjatë ditës është i mirë, por ekspozimi ndaj dritës artificiale me ngjyrë blu ka efekt të kundërt.
Ky ndriçim e mashtron trurin dhe e bën të mendojë se është akoma ditë dhe pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.
Ky ndriçim vjen nga pajisjet elektronike si kompjuteri apo celularët.
Përpiquni të mos shikoni televizor të paktën 2 orë përpara se të bini për të fjetur.
AgroWeb.org ju sugjeron të mos pini kafe pasdite vonë dhe të mos flini gjatë ditës, nëse keni vështirësi per të fjetur në darkë./AgroWeb.org
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!