Një tjetër pacient i prekur nga koronavirusi ka dalë sot nga spital Infektiv në Tiranë, për t’iu nënshtruar karantinimit të detyrueshëm 14 ditorë në banesën.
Advertisements
LSA ka shkrepur momentet, teksa pacienti i cili duket në moshë rreth të 50-tave i shoqëruar nga infermierët e ambulancës ka lënë ambientet e Infektivit.
Ajo që ka rënë në sy është fakti se pacienti nuk ka hequr oksigjenin, të cilën e ka marrë me vetë në banesë.
Advertisements
Sipas të dhënave zyrtare në total janë 212 pacient që kanë mposhtur koronavirusin, ndërkohë që 23 të tjerë kanë ndërruar jetë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!