Mjekja Genta Dedej e cila vetëm pak ditë më parë postoi një reagim shumë të fortë ndaj masave për evidentim të të prekurve me COVID 19 ka lajmëruar se shëndeti i saj është përmirësuar ndjeshëm.
Advertisements
Gjithashtu ajo shkruan se pas terapisë me antibiotikë, skanerit dhe këshillimit me kolegë të saj, ka arritur stabilizim të situatës shëndetsore, por që ende nuk e ka sqaruar nëse ishte virozë apo COVID 19 pasi testin nuk ia kreu askush.
Postimi i plotë:
Faleminderit te gjithe dashamiresve per pershendetjet e ngrohta dhe pozitive ndaj situates sime shendetesore. Pas terapise me antibiotik, skanerit dhe konsultave me koleget e nderuar, tashme cdo gje eshte ne normalitet.
Nuk di te them nese ishte nje viroze e thjeshte apo coronavirus, sepse analiza nuk bera dot.
Prandaj vazhdimisht themi qe
DIAGNOZA = KLINIKE+LABORATOR+ IMAZHERI.
Advertisements
Uroj te jeni sa me mire me shendet, madje edhe personave te paguar politikisht ne menyra te ndryshme, te cilet komentonin ne statusin tim sipas direktivave te dhena nga partia. Askujt nuk i bejne pune komentet e deformuara llogjikisht nga influenca politike, persa kohe behet fjale per sigurine e jetes.
Klinika jone do vazhdoje te punoje me korrektesi dhe profesionalizem sic ka punuar deri me sot.
Shendeti pasuria me e madhe!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!