Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë shqiptarët një lajm të mirë nga spitali Infektiv.
Advertisements
Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka njoftuar se se janë shëruar edhe 17 pacientë të infektuar me COVID-19.
“Lajm i mirë, 17 të shëruar sot”, shkruan Rama, lajm të cilin e ka shpërndarë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Advertisements
Kujtojmë që tashmë, numri i personave që kanë fituar be tejën me koronavirusin në Shqipëri ka shkuar në 182. Ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 409 dhe 23 persona kanë ndë rruar jetë.
Duket se në Shqipëri situata po përmirësohet ndjeshëm, pasi numri i të infektuarve po ulet çdo ditë, ndërsa ai i të shëruarve po rritet.
Kryeministri ka deklaruar se do të ketë lehtësim të masave nëse ky trend i ulët i infektimeve vazhdon.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!